15 marsi, afati përfundimtar për deklarimin e të ardhurave

Zëdhënësja e Drejtorisë për të Hyra Publike, Vesna Novakoviç, deklaron se kjo procedurë nuk është aq e thjeshtë për gjithë qytetarët. Andaj do të punojnë me orar të shtuar deri ora 18:00, madje edhe të shtunave, që deri në afatin përfundimtar të 15 marsit, të arrijnë të gjithë qytetarët t’i deklarojnë të ardhurat vjetore, njofton TV21.

“Një pjesë e të hyrave janë të paraqitura edhe në kuadër të vitit kalendarik, por ekziston obligim që të njëjtat të paraqiten edhe në raportin vjetor të tatimeve. Ky nuk është obligim vetëm i qytetarëve tonë, por e njëjta praktikohet edhe në shtetet tjera. Por, drejtoria jonë është duke përgatitur një projekt që t’i thjeshtësoj këto procedura në vitet e ardhshme”, tha Vesna Novakoviç, zëdhënëse e DHP. 

Plotësimi i këtij formulari është i komplikuar edhe për këtë qytetar, sipas të cilit këto shkronja të vogla janë të palexueshme për më të vjetrit. Do të mund të ishin më të thjeshta këto formular për tatimet vjetore.

“Nuk do të duhej kjo procedurë sepse ne tanimë jemi në sistem ku i kanë të gjitha të dhënat tona. Kjo për qytetarët është më tepër humbje kohe, ku sipas meje duhet të merr përsipër njerëzit kompetent sepse është punë kontabiliteti”, tha Rade Strezovski, qytetar.

Nga Drejtoria për të hyra publike i bëjnë thirrje qytetarëve që t’i deklarojnë të ardhurat vjetore, deri në javën që vjen, përndryshe do të pësojnë masat e dënimeve. Sipas kësaj drejtorie , deri më sot këtë obligim ligjor e kanë kryer mbi 185 mijë qytetarë, në mesin e të cilëve 950 këtë e kanë deklaruar në formë elektronike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button