PE do të diskutojë për përparimin e Maqedonisë

Në rend të ditës të sesionit plenar në Parlamentin Evropian (PE) në Strasburg, sonte vonë, është Raporti i Republikës së Maqedonisë për vitin 2015. Komisioni për Punë të Jashtme i PE-­së të hënën e kaluar me 42 vota “për” dhe nëntë “kundër” e miratoi Rezolutën, në të cilën Raportuesi Ivo Vajgëll propozon deri te Këshilli Evropian hapjen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, lajmëron korrenspondenti i MIA­-s nga Strasburgu.

Ky do të jetë rekomandimi i shtatë i njëpasnjëshëm për Republikën e Maqedonisë nga PE-­ja deri te Këshilli Evropian për fillimin e negociatave me Republikën e Maqedonisë. Për rezolutën e PE­së do të duhet të votohet nesër dhe ajo ka të bëjë me Raportin për përparim të Repulbikës së Maqedonisë në eurointegrimet që para fundit të vitit të kaluar e parashtroi Komisioni Evropian. Në Rezolutë ka rekomandim të kushtëzuar për negociata e cila varet nga përfundimi i suksesshëm i krizës politike me organizim të suksesshëm të zgjedhjeve më 5 qershor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button