Le të ketë para deri në zgjedhje, pastaj do të shohim

Shteti për shkak të zgjedhjeve të ardhshme nuk do ta shfrytëzojë maksimalisht deficitin për vitin 2016. Ajo do të sjellë pasoja në realizimin e mëtutjeshëm të zgjedhjeve, thonë ekonomistët.

Pavarësisht nga paralajmërimet e ekspertëve se shteti është në borxh Qeveria merr borxh në sasi edhe më të madhe. Me borxhin e ri, gjegjësisht 76 milionë euro, sipas pjesë e ekonomistëve, Qeveria krijon rezerva fiskale në kohë kur do të vijë vendimi se ajo nuk mundet edhe më tepër të futet në borxh se sa është lartësia e borxhit, shkruan REL, transmeton Portalb.

“në mungesë të informatave dhe shpjegimeve për atë se ajo është ashtu, personalisht mendoj që ajo e tregon përqindjen e shlyerjeve të detyrimeve të akumuluara në buxhetin e shtetit. Tani masovikisht po paguhet subvencione, parakohe paguhet pagat. Po krijohet një rezervë në sistemin buxhetor”, thotë akademiku Abdulmenaf Bexheti.

Ai shton se institucionet ndërkombëtare më parë i kanë arsyetuar huamarrjet e Maqedonisë, por tanimë edhe ato e tregojnë seriozitetit e intensitetit të shpejtë të huamarrjeve.

Bashkë me dhjetorin e vitit 2015, gjithsej borxhi publik arrin në 4.2 miliardë euro ose 47% nga Bruto Prodhimi Vendor (BPV), transmeton Portalb.

Profesori Zoran Ivanovski thotë që udhëheqësit e politikave ekonomike, Qeveria dhe Ministria e Financave, duhet që t’i ketë parasysh rekomandimet për qëndrueshmërinë fiskale dhe nivelin e borxhit, sepse kemi dimensionim të buxhetit me deficit i cili është mbi të rekomanduarën, ajo është që të jetë maksimum 3% mbi BVP-në.

Ai theksoi se është me rëndësi që të kontrollohet huamarrja, sepse shpejtë do të afrohemi në maksimumin i cili është i lejuar, a ai është 60% nga BVP-ja.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button