Konkurs për bursim të studimeve të masterit dhe doktoraturës për mësimdhënësit në shkollat shtetërore

Ministria e Arsimit dhe Shkencës shpalli Konkurs për ndarje të bursave mësimdhënësve nga shkollat shtetërore fillore dhe të mesme të cilët do të regjistrohen në studime të masterit ose doktoraturës në ndonjërin nga 200 universitetet më të mira në botë nga sfera e arsimit, të cilët janë në rang-listën e Universitetit Xhiao Tong të Shangait ose në listën e Quacquarelli Symonds (QS) nga Britania e Madhe.

Për masën e re të cilën paradokohe e paralajmëroi kryetari i VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski, zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës Spiro Ristovski sot informoi se shpallja tanimë është publikuar në ueb-faqen e MASH-it dhe mësimdhënësit e interesuar të cilët i përmbushin kushtet mund të aplikojnë për bursë për vitin 2016/2017 deri më 1 shtator të këtij viti.

Qeveria, përmes Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, në tërësi do t’ua mbulojë shpenzimet për bursim, të cilët përfshijnë kompensim të regjistrimit në vlerë prej më së shumti 40.000 dollarë amerikanë në nivel vjetor, kompensim mujor në të holla dhe një biletë kthyese për aeroplan.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button