Egjipt, qëllohet një djalë 10-vjeçar

Një djalë 10-vjeçar është qëlluar për vdekje, teksa kalonte pranë vendit të përplasjeve mes mbështetësve dhe kundërshtarëve të presidentit të rrëzuar, Mohamed Morsi, në qytetin verior të Egjiptit, Suez, kanë bërë të ditur burime të sigurisë dhe shëndetësisë.

Mbështetësit e Morsi-t kanë mbajtur protesta të vazhdueshme në qytete e fshatra, shumica e të cilave pas lutjeve të së premteve, që kur ushtria rrëzoi ish-presidentin më 3 korrik, në përgjigje të protestave masive kundër regjimit të tij, dhe më pas arrestoi shumicën e liderëve të grupit të Vllazërisë Muslimane.

Të paktën 35 persona janë arrestuar gjatë protestave të fundit anembanë vendit, ditën e premte.

Marshimet në disa rajone të Kajros, por edhe në qytete të tjera, u mbajntën për të shënuar “stuhinë” e 14 gushtit nga forcat e sigurisë në dy kampet e protestuesve pro-Morsi, në kryeqytet, nga ku mbetën qindra islamikë të vdekur.

Në një nga marshimet, protestuesit u përpoqën të hynin në sheshin Rabaa al-Adawiya, aty ku u vendos edhe njëri nga kampet e ngritura në gusht, më i madhi nga 2 të tillat, në periferinë lindore të Kajros.

Forcat e sigurisë, të cilat kishin rrethuar sheshin me tela me gjemba dhe e kishin blinduar me mjete të rënda të ushtrisë, nxorrën protestuesit jashtë duke përdorur gaz lotsjellës në sasi të madhe.

Në Suez, rreth 500 mbështetës të Morsi-t u mblodhën në rajonin qendror të Awel-el-soor, si dhe thërrisnin slogane kundër ushtrisë dhe policisë.

Përplasjet nisën me kundërshtarët e Morsi-t, duke përdorur edhe hedhje gurësh dhe të shtëna armësh, thanë dëshmitarët.

Fëmija, i njohur si Samir El-Gamal, u godit nga një plumb në pjesën e pasme të kokës, thanë burimet, ndërkohë që po ecte me të ëmën pranë vendngjarjes. Nëna e tij shpëtoi pa u plagosur, por djali u nda menjëherë nga jeta, thanë dëshmitarët.(TCH)

Lajme të ngjashme

Back to top button