Теksti “aktron” edhe ekspert edhe interpretues edhe të gjithëdijshëm

[Recension: RRETH 90.000 SHQIPTARË JANË SHPËRNGULUR, MIRËPO NUK JANË PARAQITUR NË MPB?]

Теksti që e recensojmë është shumë spekulativ. Për të ofruar ndjenjë të vërtetësisë, ai duhet të respektojë disa elemente gazetareske të cilat këtu mungojnë. Artikulli nuk ofron fakte të sakta dhe të verifikuara, nuk ka argumentim të qëndrueshëm dhe nuk i definon konkretisht burimet  informatave, por përdor formulim jopreciz “kuptojmë jozyrtarisht nga burime në KSHZ”, i cili nuk tregon asgjë. Për shkak se në këtë daipazon të “informatorëve”, shikuar hipotetikisht, mund të gjendet cilido i punësuar në KSHZ, madje edhe ata që nuk është e thënë të kenë lidhje me punën profesionale të këtij institucioni.

dikLinku deri te artikulli origjinal: RRETH 90.000 SHQIPTARË JANË SHPËRNGULUR, MIRËPO NUK JANË PARAQITUR NË MPB?

Data dhe koha e publikimit: 01.03.2016, 22:54

Data e recensionit: 03.03.2016

Recensues: Vllado Gjorçev

SHUMË NUMRA, PA BURIM

Diku rreth mbi 100 mijë qytetarë të moshës madhore, qytetarë të RM-së, të cilët janë në bazën e MPB-së nuk gjenden në bazat e 10 institucioneve të tjera që i krahason Komisioni shtetëror zgjedhor, kupton “Dnevnik”-u nga burime jozyrtare në KSHZ.

Теksti fillon në mënyrë spekulative, e në të njëjtën mënyrë edhe përfundon. Vërtetësia e tij është mjaft problematike. Bën një matematikë të veten, dhe aspak nuk konsulton analiza relevante statistikore, mendime konkrete të ekspertëve, të dhëna krahasuese…

Në artikull ofrohen shumë numra, por nuk theksohet se prej ku janë marrë. Nuk ka linke për atë se prej ku burojnë informatat për personat e shpërngulur nga komunat e caktuara, të cilat komunikohen si shumë të sakta:

Sipas informatave tona, numër më të madh të qytetarëve të këtillë ka në Gostivar edhe atë rreth 10.000, pasojnë Struga dhe Tetova me nga 7.500, Kumanova – 4.500, Vrapçishti 3.800, Bogovina me 3.400, Çairi – 3.000, Likova me pak m pak se 3.000…

Nuk theksohet as se në bazë të “analizave iniciale” (formulim që përdoret në tekst) të kujt përfundohet se:

… me siguri bëhet fjalë për njerëz që janë shpërngulur nga vendi para disa vitesh, mirëpo të cilët nuk e kanë paraqitur largimin e tyre jashtë vendit për më shumë se një vit ose për shkaqe të caktuara ose për shkak të evidencës së keq del se nuk kanë bashkëpunuar me institucionet e Maqedonisë.

 DEMANT I ANALIZËS SË DETAJUAR

Ndaj kësaj “analize të detajuar” ku nuk ka qëndrim zyrtar të Komisionit shtetëror zgjedhor (KSHZ), kishte demant pikërisht nga KSHZ-ja.

Prej atje thonë:

Komisioni shtetëror zgjedhor, sa i përket procesit të kontrollimeve të gërshetuara të bazave të të dhënave, të dhënat zyrtare do t’i publikojë pas përfundimit të procesit të kontrollimeve të gërshetuara dhe pas miratimit të raportit të vetëm.

Të gjitha të dhënat e tjera, duke e përfshirë edhe tekstin e publikuar në të përditshmen “Dnevnik” të datës 2 mars 2016, me titull “Rreth 90.000 shqiptarë janë shpërngulur, mirëpo nuk janë paraqitur në MPB?”, në lidhje me çështjen e lartëpërmendur janë spekulime dhe dezinformata.

Është korrekte që media e ka publikuar demantin, mirëpo ai është publikuar me koment dhe me qëndrimet e përsëritura:

Siç publikuam më herët, informatat që i posedojmë janë jozyrtare dhe jopërfundimtare, ndërsa janë marrë nga burime të Komisionit shtetëror zgjedhor që marrin pjesë në pastrimin e listës zgjedhore. Numrat e këtillë kanë dalë gjatë krahasimit të bazës së MPB-së me bazat më të reja të 10 institucioneve me të cilat bëhet krahasimi.

Edhe pse në аrtikullin në të cilin publikohet demanti i KSHZ-së burimi i informacionit përmendet pak më saktë: “burime të Komisionit shtetëror zgjedhor që marrin pjesë në pastrimin e listës zgjedhore”, megjithatë, kjo nuk e ndryshon përshtypjen se materiali të cilin e recensojmë është bërë në mënyrë joprofesionale, dhe ka marrë të drejtën të jetë edhe ekspert edhe interpretues edhe i gjithëdijshëm.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button