SHBA-të dhe Koreja e Jugut filluan stërvitjet më të mëdha ushtarake deri më tani

Koreja e Jugut dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) kanë filluar sot stërvitjen më të madhe ushtarake vjetore deri më tani, pavarësisht kërcënimeve të fundit të dërguara nga Pheniani zyrtar.

Koreja e Veriut ka kërcënuar me “goditje parandaluese bërthamore kundër Koresë së Jugut dhe SHBA-ve” në qoftë se të dy vendet ndërmarrin stërvitjet e përbashkëta ushtarake të planifikuara, ka bërë të ditur Komanda Supreme e Ushtrisë Popullore të Koresë.

Siç njofton agjencia e Koresë së Jugut Yonhap, aleatët do të ushtrojnë sulme të sakta ndaj udhëheqjes së Koresë së Veriut dhe arsenalit bërthamor dhe raketave të këtij vendi në rast lufte.
Stërvitja e madhe ushtarake, e cila ka filluar sot, do të zgjasë për disa javë dhe në të do të marrin pjesë 300 mijë ushtarë të Koresë së Jugut dhe 17 mijë ushtarë amerikanë.

Transportuesit amerikanë të avionëve dhe nëndetësja bërthamore do të përfshihen në stërvitjet ushtarake.

SHBA-të kanë 30 mijë pjesëtarë të personelit ushtarak të stacionuar në Korenë e Jugut, por stërvitjet ushtarake këtë viti pason për shkak të tensioneve të rritura në gadishull, pasi Koreja e Veriut njoftoi se kishte kryer testin e katërt të armëve bërthamore e cila rezultoi me sanksione të reja të OKB-së.

Koreja e Veriut ka hedhur poshtë sanksionet e OKB si “të padrejtë, të paligjshme dhe të pamoralshme” dhe kërcënoi se do të vazhdojë të forcojë arsenalin e saj bërthamor.
Komisioni Kombëtar për Mbrojtjen e Koresë së Veriut stërvitjet ushtarake të Koresë së Jugut dhe SHBA-ve i ka quajtur “stërvitje të pamaskuar bërthamore ushtarake” që kërcënojnë sovranitetin kombëtar të Koresë së Veriut.

“Edhe në qoftë se tani shtypni butonin për të shkatërruar armikun, të gjitha bazat e provokimeve do të hidhen në det në flakë dhe hi”, thuhet në deklaratën e Komisionit.

Zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes në Seul, është përgjigjur ndaj paralajmërimit se edhe Koreja e Jugut është e përgatitur që të përgjigjet “pa mëshirë”./AA/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button