Shkupi mbetet i pamposhtur, Renova nxjerr barazim (VIDEO)

Ka mbetur e pa mposhtur skuadra e Shkupit edhe në duelin derbi të javës së 21 të Ligës së Parë kundër Rabotniçkit. Dy skuadrat kanë treguar lojë të mirë dhe korrekte, duke ndarë dhe pikët, por duke lëshuar pozitën e tretë dhe të katërt, pasi Sileksi ka shfrytëzuar këtë barazim.

Edhe pse Rabotniçki ishte me iniciativë më të madhe në fillim të ndeshjes pjesa e parë përfundoi pa gola të shënuar, ndëraa pjesa e dytë ishte më e mirë, pasi u shënuan dhe golat e duelit.

Të parët në avantazh kaluan “pëllumbat” nga Çairi, kur nga krosimi i Muharem Bajramit, Ardian Nuhiu me kokë gjeti këndin e pambrojtur të Rabotniçkit për të shënuar golin e avantazhit.

Në minutën e 75-të, Janevski kishte bërë ndërhyrje të palejuar ndaj një futbollisti të Rabotniçkit, nga krosimi i Herera, shënoi Trajçevski. Deri në fund të ndeshjes dy ekipet kishin edhe nga një rast, por pa i konkretizuar ato.

Skuadra e Renovës ka nxjerrë një barazim në duelin direkt me Horizont Turnovën që luftojnë për “play-off”. Të parët në epërsi kishun kaluar mysafirët me Sashko Pandev, ndërsa për nevovën barazoi në të 82-të Mishkovski. Sileksi me lehtësi ka fituar Metalurgun e fundit me rezutta 3:0. Nesër Shkëndija luan në Çair ndaj Mlladost, ndërsa të martën Vardari – Bregallnica. /Portalb /

 

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button