Protesta në Ukrainë kundër vendimit anti-Evropë

Rreth 1,000 persona janë mbledhur në qendër të Kievit, në orët e para të ditës së sotme, për të protestuar vendimin e qeverisë për të shtyrë nënshkrimin e një marrëveshjeje të asociimit me Bashkimin Evropian.

Forca të shumta të sigurisë kanë qenë po ashtu të pranishme në Sheshin e Pavarësisë.

Masës i janë drejtuar udhëheqës të opozitës.

Qeveria e presidentit Viktor Yanukovych ka njoftuar të enjten se do të pezullojë procesin për përgatitjen e marrëveshjes.

Po dje, parlamenti ka refuzuar legjislacionin e propozuar për t’i mundësuar ish-kryeministres së burgosur, Yulia Tymoshenko, të marrë trajtim mjekësor jashtë vendit.

Zyrtarë të Bashkimit Evropian dhe të Shteteve të Bashkuara janë shprehur të zhgënjyer me vendimin e Kievit.

Lajme të ngjashme

Back to top button