Horoskopi ditor, e hënë 7 mars 2016

Dashi
Klima yjore do jete goxha e mire gjate kësaj dite dhe do keni mundësi te flisni e te sqaroheni me se miri me partnerin tuaj. Beqaret gjithashtu do kenë një dite te mbushur me fat. Pjesa me e madhe do e gjejnë personin qe kane ëndërruar dhe jeta do ju marre tjetër drejtim. Ne planin financiar situata do stabilizohet dhe e gjithë kjo nga masat qe morët se fundmi.

Demi
Pas një periudhe te zymte dhe te mbushur me mosmarrëveshje sot situata do stabilizohet disi. Do gjeni zgjidhjet me te mira për te dy palët. Beqaret duhet te bëjnë kujdes nga disa persona te cilët ne dukje do duken te qeshur dhe do i joshin, por ne fakt janë intrigues dhe do tallen. Ne planin financiar ka rrezik t’iu dalin probleme shume serioze dhe nuk do dini çfarë te bëni.

Binjaket
Jeta juaj ne çift do jete e mrekullueshme gjate kësaj dite pasi ajo bazohet tek besimi dhe respekti reciprok. Vazhdoni kështu dhe keni për te pasur vetëm dite te bukura. Beqaret me mire t’i marrin gjerat shtruar pasi po u nxituan mund te kenë probleme me pas. Financat do dini gjithmonë si t’i menaxhoni prandaj dhe nuk pritet asnjë problem sado i vogël.

Gaforrja
Do dini si ta kontrolloni veten tuaj gjate kësaj dite dhe nuk do bëni gabime ne sjelljen me partnerin tuaj. Gjithçka ka për t’iu ecur me se miri. Beqaret duhet t’i shfrytëzojnë sa te mundin ftesat qe do ju bëhen ne mënyrë qe te gjejnë personin e duhur. Ne planin financiar nuk keni për te pasur probleme nëse nuk ndërmerrni rreziqe te mëdha. Tregohuni te matur.

Luani
Sot do ju duket sikur do jeni mbi re ju te dashuruarit pasi gjerat do ju ecin si asnjëherë me pare. Shfrytëzojeni ne maksimum çdo sekonde te kaluar pranë partnerit. Beqaret do preferojnë te qëndrojnë me statusin qe kane dhe nuk do pendohen për këtë gjë. Do dalin e do argëtohen pafund me miqtë. Ne planin financiar do lodheni, por serish nuk do e stabilizoni dot gjendjen.

Virgjeresha
Ne parim jeta juaj ne çift do jete harmonike dhe e mbushur me surpriza. Do dialogoni për çdo gjë me partnerin dhe nuk do keni debate. Beqaret me mire te mos nxitohen për asgjë nëse nuk janë te sigurte për ato çfarë duan ne jete. Me shpenzimet bëni kujdes pasi po shpenzuat shuma marramendëse keni për te mbetur shpejt pas asnjë pra ne xhep.

Peshorja
Dite e tensionuar do jete kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Shume shpesh do debatoni me partnerin dhe mund te mendoni për disa çaste te ndaheni me te. Beqaret nuk duhet te presin dashuri me shikim te pare pasi kjo gjë do jete e pamundur. Gjendja e financave nuk do jete e keqe kështu qe mund t’i kryeni pa frike shpenzimet e domosdoshme.

Akrepi
Sot do jeni ne humor shume te mire ju te dashuruarit dhe kjo do ju nxite te përgatisni edhe surpriza për atë qe keni ne krah. Beqaret do kenë një dite shume te zakonshme dhe pa ndonjë takim mbresëlënës. Gjithsesi shume shpejt do ndodhin gjera te jashtëzakonshme. Ne planin financiar duhet te reflektoni para se te kryeni shpenzime qe te mos mbeteni me xhepat bosh.

Shigjetari
Dite disi e tensionuar do jete kjo e sotmja për te dashuruarit megjithatë ne mbrëmje si gjithmonë situata do përmirësohet. Kujdes vetëm me fjalët qe do thoni. Beqaret do realizojnë takime interesante te cilat do ua ndryshojnë përgjithmonë te ardhmen. Financat do jene te trazuara dhe nuk do mund te kryeni dot asnjë lloj investimi nga ato qe keni menduar.

Bricjapi
Nuk do arrini dot te merreni vesh me partnerin tuaj sot dhe kjo mund t’iu mërzitë here pas here. Po nuk hapet rruge nuk keni për te pasur një lidhje afatgjate. Beqaret do kenë një dite te ngarkuar me pune dhe nuk do kenë kohe te merren me dashurinë. Ne planin financiar do dini gjithmonë se si te veproni ne mënyrë qe gjendja te mos ketë aspak tronditje.

Ujori
Kësaj here marrëdhënia juaj me partnerin do përmirësohet. Do ndiheni shume here me mire me te dhe do jeni me te gatshëm te bashkëpunoni. Beqaret ka mundësi qe ne mbrëmje te fillojnë një lidhje te zjarrte e cila do i beje te ndihen se ne ëndrra. Financat nuk do jene te këqija, megjithatë nuk duhet tepruar me shpenzimet pasi gjendja mund te dobësohet menjehere.

Peshqit
Do ju duhet te bëni ende durim sot ju te dashuruarit ne mënyrë qe gjerat te rregullohen me partnerin. me ngulm dhe me inat nuk arrihet asgjë. Beqaret nuk do dine çfarë te bëjnë qe t’ia shprehin ndjenjat një personi qe pëlqejnë dhe duke pritur ka rrezik ta humbin atë. Gjendja e financave me ne fund do përmirësohet dhe do arrini te kryeni disa investime.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button