Mexhiti: Nëse i gjithë kopshti zoologjik gjendet në Shkup, pse mos të ketë edhe shqiponjë?

Nëse mundet në Shkup të ketë luana dhe dema, një kopsht zoologjik të tërë, pse të mos ketë edhe shqiponjë dykrenare. Kështu është shprehur për REL, kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, transmeton Portalb.

“Nuk mundet që shqiponja dy krerësh të jetë si pretekst për atë që është ndërmarr në Butel, të një vendimi të marr brenda natës, pasi që ky simbol nuk është vendosur për inati të tjerëve, por për vlerësimin e simbolit të shqiptarëve dhe bazohet në vendimin e programit në vitin 2012, ndërsa si vendim i veçantë në vitin 2015, duke respektuar principin e Badinterit”, ka theksuar Mexhiti.

Ai ka thënë se partia e tij ka qëndrim se nuk mund të keqpërdoren simbolet fetare për politikë ditore.

“Ne vlerësojmë se minarja duhet të jetë në xhami, njëjtë sikur kryqi në kishë. Nuk është vendi i minares apo kryqit në udhëkryq”, potencoi Mexhiti./Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button