Kosova: Import 2.5 miliardë, eksport vetëm 300 milionë

Mbi 2.5 miliardë euro është vlera e importit të produkteve të huaja në Kosovë, gjatë vitit të kaluar, kurse eksporti i produkteve të Kosovës në vendet e rajonit dhe Evropës ka arritur në vlerën mbi 300 milionë euro.

Këto të dhëna janë paraqitur në vlerësimin e tremujorit të katërt për vitin 2015, publikuar ditë më parë nga Banka Qendrore e Republikës së Kosovës.

Ky debalanc tregtar, për përfaqësues të komunitetit të biznesit dhe ekspertë për çështje ekonomike, paraqitet shqetësues dhe njëherësh tregon se në çfarë gjendje të rëndë paraqitet industria e prodhimit.

Agim Shahini, kryetar i Aleancës Kosovare të Biznesit, konsideron se fajtor për shkëmbimet tregtare eksport-import, janë politikat aktuale të Qeverisë, të cilat nuk janë të orientuara me prioritet në prodhim, rrjedhimisht punësim dhe rritje të nivelit të eksportit.

Politikat fiskale të ekzekutivit, Shahini i quan kozmetike, dhe në këtë mënyrë, sipas tij, Kosova edhe për një periudhë të gjatë do të mbetet e varur nga

Sipas Bankës Qendrore të Republikës se Kosovës, rritja e kërkesës së brendshme vlerësohet se ka ndikuar në rritjen e importit dhe, rrjedhimisht, në rritjen e deficitit të llogarisë rrjedhëse.

Në kuadër të importit të mallrave, janë shënuar produktet ushqimore, metalet bazë, plastika dhe goma.

Ndërkaq, Republika e Kosovës në përqindje më të madhe ka eksportuar plastikë, goma dhe produkte ushqimore.

Shkrimi i plotë në Radio Europa e Lirë. 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button