Trajanov: E tërhoqa ligjin me urdhër të VMRO-DPMNE-së

Kryetari i Lidhjes Demokratike, Pavle Trajanov ka pranuar se pas kërkesës së deputetëve të shumicës parlamentare në të cilën bën pjesë edhe ai, ka tërhequr ligjin e propozuar për ndryshimin e ligjit për ruajtjen e dëshmitarëve, i cili sot duhej të jetë në rend dite në seancën parlamentare.

Ai thotë se ka dashur që ky ligj të sjell në procedurë të rregullt në vend të asaj të shkurtër. 

Trajanov tha se nuk bëhet fjalë për presion nga partia në pozitë, por që ekziston nevoja që në mënyrë më të hollësishëm  të shqyrtohen ndryshimet për shkak të materialit të ndjeshëm me të cilin rregullohet Ligji për mbrojtje të dëshmitarëve. 

“Ligji është propozuar por nuk është mbështetur nga deputetët e VMRO-së, pasi që asnjëri prej tyre nuk e votoi. Nuk bëhet fjalë për presione. I lus të gjitha grupet parlamentare që nëse kanë vërejtje dhe sugjestione apo çfarë do propozime t’i dorëzojnë ato deri më 27 nëntor”, tha Trajanov.

Lajme të ngjashme

Back to top button