Ymeri: Votimi i Thaçit ka qenë i nxitur nga transaksione financiare e koncesione

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri ka theksuar se pas votimit, që siç e ka quajtur ai skandaloz, në Kuvend që ndodhi të premten e kaluar, çdo ditë po dalin informata të reja që ia shtojnë skandalin këtij votimi dhe që e bëjnë edhe më të papranueshme votimin.

“Pushteti tentoi ta kontrabandontet kapjen në maje të shtetit, në Presidencë”, tha Ymeri.

Ai më tej foli edhe për fuqinë blerëse të ushtruar ndaj votave të deputetëve për president dhe për kushtet e përfolura që ka vënë Lista Serbe për t’ia mundësuar Thaçit të bëhet president.

“U pa që ky votim ka qenë i nxitur nga transaksione financiare e individuale të deputetëve por veçanërisht u pa se ky votim ka qenë i kushtëzuar edhe me koncesione shtesë karshi Serbisë përmes Listës Serbe e që po dalim për çdo ditë elemente të këtyre koncesioneve. Njëra prej këtyre elementeve është edhe zotimi për themelimin e një komune të re me shumicë serbe, Komunën e Prilluzhës”, tha Ymeri, duke shtuar se nëse themelohet kjo Komuna, Serbia përmes Listës Serbe do të ketë fuqi vendimmarrëse edhe në resurset mineraret që janë në atë pjesë të Kosovë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button