Shpërbëhet parlamenti serb, zgjedhjet më 24 prill

Presidenti serb Tomislav Nikoliq ka nënshkruar sot dekretin për të shpërndarë parlamentin dhe për të thirrur zgjedhje të parakohshme në këtë vend të cilat do të mbahen më 24 prill.

Nikoliq ka thënë se ka ardhur koha për të provuar mbështetjen, sepsesipas tij reformat janë serioze dhe të vështira dhe për këtë arsye është e nevojshme që qytetarët të shprehin mendimin e tyre – nëse mbështesin reformën, ose kanë një ide më të mirë dhe ndoshta dikush tjetër që e meriton besimin e qytetarëve, tha kreu i shtetit serb, përcjellë Klan Kosova.

Vendimi i tij erdhi pasi qeveria e Aleksandër Vuçiqit bëri thirrje për zgjedhje të parakohshme parlamentare më 24 prill, në gjysmën e mandatit të tij.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button