Ministri Poposki diskriminon shqiptarët

Në mandatin e ministrit të jashtëm maqedonas Nikolla Poposki nga konkurset e jashtme nuk është punësuar asnjë shqiptar, por vetëm 20 maqedonas, njofton Alsat-M.

Kur Poposki mori detyrën, gjeti 122 shqiptarë të punësuar. 4 prej tyre u larguan për t’u avancuar nëpërmjet Sekretariatit për Marrëveshjen e Ohrit dhe nuk janë lejuar të rikthehen në këtë ministri, edhe pse kanë pasur përvojën e duhur të punës, nga 3 deri 5 vjet.

Punësimi i vazhdueshëm i maqedonasve ka bërë që përqindja e shqiptarëve në Ministri të ulet dukshëm në krahasim me gjendjen para ardhjes së Poposkit.

Të punësuarit shqiptarë në Ministrinë e Jashtme nuk guxojnë ta shprehin nëpër media revoltën e tyre për diskriminimin gjatë avancimeve dhe emërimeve nëpër përfaqësitë diplomatike..

Lajme të ngjashme

Back to top button