Teuta Arifi : Punuam për Tetovën, jo për xhepat tanë

“Dita e sotme është padyshim një datë e rëndësishme në kalendarin e festave tona dhe sot ne duhet të mburremi, sepse jemi të denjë ta festojmë këtë ditë. Tre vite me radhë punuam për Tetovën.  Jo për xhepat tanë, jo për grupe interesi po për Tetovën.”, me këto fjalë ka uruar ditën e Komunës së Tetovës “3 Marsin”, kryetarja Teuta Arifi.

Ajo shtoi se Tetova nuk është pronë e individëve, grupeve apo udhëqsve të komunës por e të gjithë atyre që kanë jetuar dhe do të jetojnë të ardhmen në këtë qytet.

“Dëshmuam që Tetova nuk duhet me fjalë por me punë të palodhshme ndërsa  zhvillimi i Tetovës është proces dhe angazhim shumë dimensional  e jo biznes i dhënies së pakontrolluar të lejeve për ndërtim dhe shpërdorim të parasë publike”, shtoi kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi.

Lajme të ngjashme

Një koment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button