Prokurorja kolumbiane shkon në Tiranë për drogën e Xibrakës

Një prokurore nga Kolumbia dhe dy oficerë policie u takuan sot me drejtues të Prokurorisë për Krime të Rënda dhe grupin hetimor të dosjes e laboratorit të kokainës në Xibrakë.

Në takim prokurorja kolumbiane është interesuar për dosjen e dy shtetasve të tyre Cezar Avija dhe Valter Moreno. Ata janë njohur me një pjesë të dosjes për llogari të hetimit dhe zbulimit të rrjetit të dy kolumbianëve në shtetin e tyre. Prokurorja kërkoi monstra të kimikateve që u gjetën në laboratorin ku përpunohej kokaina. Verifikimi u bë në funksion të hetimeve në Kolumbi, ku po kërkohet se ku mund të jenë paketuar lënda në Kolumbi, para se të sillet në Shqipëri.

Pas zbulimit të laboratorit të kokainës në Xibrakë janë të arrestuar 9 persona, mes tyre dy kolumbianë, nipi i ish -diktatorit Enver Hoxha, shtetasi Ermal Hoxha dhe të dyshuar të tjerë, mes tyre edhe një ish-anëtar i dyshuar , transmeton abcnews.

Dosja ndaj këtyre të pandehurve ndodhet në fazen përfundimtare të hetimit ku pritet që dosja ndaj tyre të dorëohet në Gjykatë për akuzën e trafikut ndërkombëtar droge në kuadër të grupit të strukturuar kriminal në bashkëpunim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button