Paralajmërohet protesta e radhës nga opozita

Ish-lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë të mërkurën se opozita është më e bashkuar dhe më e fortë se asnjëherë më parë.

Kurti ka paralajmëruar se shumë shpejt do të caktohet edhe data për protestën e radhës. “Kurrë nuk kemi qenë më të fortë dhe më të bashkuar. Jemi duke u përgatitur për caktimin e datës për protestën e radhës. Në ditët në vijim liderët e tri subjekteve opozitare, Ymeri, Haradinaj e Limaj, do ta bëjnë publike datën e protestës së ardhshme të opozitës së bashkuar. Kjo protestë është kundër ringjalljes së ‘Zajednicës’, kundër Demarkacionit me Malin e Zi dhe për zgjedhje të reja parlamentare”, ka deklaruar Kurti.

Ai ka thënë se opozita e bashkuar është duke e parandaluar bosnjëzimin e Kosovës në mënyrë që ta mundësojë evropianizimin, transmeton parrotlla.net.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button