VMRO-PP: Edhe partitë e vogla të përfshihen në bisedime për mediat

VMRO-PP vlerëson se partitë më të vogla mund të kontribuojnë në lëvizjen e bisedimeve për mediat, te cilat udhëhiqeshin nga katër partitë më të mëdha në vend; PDSH, BDI, LSDM dhe VMRO-DPMNE, transmeton Portalb.

“Gjendja e tanishme në bisedime për shkak mospajtimeve të dy partive më të mëdha në bllokun maqedonas, sipas mendimit tonë mundet shumë lehtë të lëvizin duke respektuar të drejtën legjitime partitë më të vogla të marrin pjesë në këto bisedime”, thonë nga VMRO-PP.

VMRO-PP u bën thirrje shoqatave të gazetarëve, partive politike që marrin pjesë në këtë proces dhe ndërmjetësuesit ndërkombëtar që të bëjnë përpjekje për përfaqësim adekuat mediatik të partive të vogla, të cilave sipas ligjit u garantohet hapësirë e balancuar mediatike./Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button