Mbi 25 për qind e punëtorëve, pa kontributet sociale

Mbi 25 për qind e punëtorëve në Maqedoni punojnë në të zezë dhe të pa lajmëruar nëpër institucionet për mbrojtje sociale.

Këto të dhëna janë nxjerrë nga Organizata e Punëdhënësve dhe Konfederata e punëdhënësve në Maqedoni. Sipas studimit, pjesa më e madhe e kësaj kategorie të punëtorëve pa sigurim social dhe pensional nuk lajmërohen në Agjencinë si persona të papunë.

 Drejtori i Agjencisë për Punësim, Vlatko Popovski ka theksuar për portalin “lider” se mbi 130 mijë veta që lajmërohen janë pasiv për punë dhe se sigurisht punojnë në të zezë, por nga ana tjetër shfrytëzojnë sigurimin shëndetësor dhe ndihmë sociale. 

Lajme të ngjashme

Back to top button