Ahmeti është thirrur në bisedë në Prokurorinë Speciale

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, këtë javë është thirrur në bisedë në Prokurorinë Speciale për rastin “Kosmos”, konfirmojnë për NOVA nga Prokuroria Speciale. Nga atje thonë se për dëgjim janë thirrur edhe dëshmitarë tjerë në lidhje me këtë rast.

Zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani dhe shefi i kabinetit të Ali Ahmetit, janë të pakapshëm në lidhje me lajmin në fjalë.

Përndryshe, para 6 viteve, pushteti afaristit Fiat Canvoskit ia ka prishur ndërtesën. Sipas pushtetit, Inspektorati i ndërtimit ka përcaktuar se objekti i ndërtuar ka qenë një metër e gjysmë më i lartë nga parashikimi i projektit.

Para rreth 2 muajve në një intervistë për TV Nova, Canovski ka folur për trysnitë politike ndaj biznesit të tij, për hedhjen poshtë të ankesave për shembjen e objektit në Gazi Babë, për ankesën në Strasburg dhe pritet e tij të Prokurorisë Speciale e cila u shpall kompetente edhe për rastin “Kosmos”, transmeton Portalb.

Për më shumë dëgjojeni intervistën në videon e mëposhtme:

Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev në “Bombën e 13”, kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev ka lëshuar një bisedë për të cilën thotë se Gruevski duke biseduar me Janakievskin pranon se e ka gënjyer pronarin e kompleksit të rrënuar “Kosmos”, Fijat Canovski, lidhur me dokumentacionin e këtij kompleksi, transmeton Portalb.

kompleksit banesor “Cosmos”

“Më erdhi këtu, asnjëherë nuk e kam parë më të frikësuar. Asnjëherë nuk kam parë dikë aq të frikësuar. Më tha se do ta sjellë Velinë (ramkovskin) që të merremi vesh. I thash se do të mendoj dhe do ta thërras sonte. Më tha : ‘Të lutem më thirr sonte, se nesër fillon ramazani, dua ta pres i qetë”, dëgjohet duke thënë zëri për të cilin LSDM thotë se është i Gruevskit. Ai gjatë tërë kohës qeshet me zë lidhur me frikën që e ka vërejtur te Canovski.

“I thash se ka gabime. Ai pranoi se ka gabime, e lëshova në ujë pak..”, dëgjohet të ketë thënë Gruevski. /Portalb

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button