Në ASHAM do të formohet Këshilli për eurointegrime

Në Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë (ASHAM) sot do të formohet Këshilli për eurointegrime. Siç njoftuan nga ASHAM-i, në seancën konstituive do të marrë pjesë edhe zëvendëskryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë i angazhuar për çështje evropiane, Fatmir Besimi.

Është paraparë që pas formimit të Këshillit për eurointegrime, të nënshkruhet memorandum për bashkëpunim midis Sekretariatit për Çështje Evropiane (SÇE) dhe ASHAM-it në interes të përshpejtimit të integrimit të shtetit në BE. Nënshkrim në dokument duhet të vendosin kryetarët e të dy institucioneve, zëvendëskryeministri Besimi dhe kryetari i ASHAM-it, akademiku Taki Fiti.

Sipas tekstit të memorandumit, qëllimi është që përmes formave të ndryshme të bashkëpunimit të krijohet platformë për krijim të sinergjisë midis potencialit shkencor, administratës dhe komunitetit afarist. Madje definohen sferat dhe mënyra e bashkëpunimit në drejtim të shfrytëzimit të diturisë dhe përvojës në dispozicion dhe kapacitetet shkencoro-hulumtuese në të gjitha sferat.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button