20 vjeçarja tenton ta var veten, ndërron jetë në spital
![](https://i2.wp.com/arkiv.portalb.mk/wp-content/uploads/2014/05/05387C75361FD35863EA60511F5E2205.jpg?fit=323%2C300&ssl=1)
Një vajzë njëzetvjeçare vdiq në spital, pasi ajo u përpoq që të kryejë vetëvrasje duke e varur veten, transmeton Shenja.
Siç njofton policia, të shtunën rreth orës 13:20 nga spitali i qytetit në Shkup është raportuar se rreth orës 10:00 është pranuar njëzetvjeçarja Samra L. në gjendje të rëndë shëndetësore, pasi më herët ishte përpjekur për të kryer vetëvrasje duke e varur veten. Ajo më pas vdiq, pas tentimeve të pasuksesshme për të për shpëtimin e saj.
Ekipi policor ka kryer hetim, ndërsa me urdhër të Prokurorisë Publike, trupi i pajetë u transferua në Institutin e Mjekësisë Ligjore për autopsi.