Spahiu: Thaçi i preferuari i perëndimit për faj të opozitës anti-amerikane

Kryetari i Aleancës KuqeZi, Kreshnik Spahiu në një deklaratë, gjysmë urimi e gjysmë ngushëllimi për Kosovën thotë se perëndimi zgjodhi të keqen më të vogël përballë anti-amerikanizmit të opozitës.

Më tutje ai i kujton Thaçit dhe Kurtit se pa ndërhyrjen ushtarake të Amerikës asnjëri prej tyre nuk do të ishin sot ku janë,njofton Klan Kosova.

Sipas tij partitë në Kosovë përpara nacional-komunizmit e anti-amerikanizmit duhet të vendosin interesat kombëtare e ndërtimin e shtetit të Kosovës.

Deklarata e tij e plotë

Gjysëm-urim, për gjysëm Presidentin, në gjysëm shtetin shqiptar, e gjysëm pavarur të Kosovës
Atje ku gjysma feston dhe gjysma shkrumbon. Atje ku kanë gjysëm himni dhe gjysëm flamuri. Atje ku gjysma e politikanëve janë kusarë dhe gjysma anti-amerinanë
Prandaj Aleanca KuqeZi uron dhe ngushullon Kosovën për zgjedhjen e presidentit të ri Hashim Thaçi.
Gjysëm-Urimi vjen për Hashim Thaçin President
Gjysëm-Ngushëllimi vjen për Kosovën që nuk po arrin dot të ndryshoj elitat politike.
Aleanca KuqeZi po përjeton me dhimbje paaftësitë e qeverisë dhe opozitës për të ndërtuar shtet. Hashim Thaçi nuk u zgjodh as kryeministër dhe as Prsident për meritat në drejtimin e UÇK pasi çuditërisht ai i humbi zgjedhjet pikërisht pas lufte. Hashim Thaçi është sot i preferuari i perëndimit dhe serbëve jo për meritën e tij por për faj të opozitës anti-amerikane.
Anti-amrikanizmi dhe nacional-komnizmi i opozitës shqiptare në Kosovë ka detyruar Washingtonin dhe Brukselin të mbështesin të keqen më të vogël në Kosovë (Hashim Thaçin). 
Aleanca KuqeZi i kujton gjithë faktorit politik që pa ndëhyrjen ushtarake amerikane as Hashimi dhe as Albini nuk do ishin deputet dhe nuk do kishim shtet të Kosovës. 
Hashimi dhe Albini duhet të kuptojnë se interesat kombëtare, stabiliteti në Prishtinë, ndërtimi i Kosovës dhe imazhi i shqiptarve janë më të rëndesishme se nacional-komunizmi apo anti-amerikanizmi i tyre bashkë që po i ven zjarrin Shqipërisë Veriore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button