Ministria e jashtme në vend që të punësojë i largon diplomatët shqiptar

Përfaqësimi i ulët i shqiptarëve në misionet diplomatike në kuadër të Ministrisë së Jashtme do të vazhdojë të ulet, si pasojë e tërheqjes së 28 diplomatëve shqiptarë nga 16 misione diplomatike nëpër botë. Siç njofton Alsat M, procesi i tërheqjes së këtyre diplomatëve ka filluar dhe do të përfundojë deri më 1 shkurt të vitit 2014. 

Arsyetimi zyrtar i Ministrisë së Jashtme është se bëhet fjalë për proces të rregullt të tërheqjes së diplomatëve pas përfundimit të mandatit të tyre, por informacionet flasin se këta diplomatë do të përfundojnë misionin e tyre para kohe.

Përveçse në misionet diplomatike, përfaqësimi i shqiptarëve është shpërfillës edhe në vetë Ministrinë e Jashtme. Nga 16 drejtori, në kuadër të Ministrisë së Jashtme, vetëm 2 drejtohen nga kuadro shqiptarë. Sipas kësaj, i bie që shqiptarët udhëheqin vetëm 12,5% të drejtorive, që nuk është as gjysma e kuotës së garantuar me Kushtetutë. 

Përveç përfaqësimit të drejtë dhe adekuat, Ministria e Jashtme shpërfill edhe gjuhën shqipe. Ueb-faqja zyrtare e kësaj ministrie funksionon vetëm në gjuhën maqedonase dhe angleze.

Lajme të ngjashme

Back to top button