Gianni Infantino zgjidhet president i FIFA-s

Gianni Infantino është zgjedhur në krye të FIFA-s pas raundit të dytë të votimit në Asamblenë Zgjedhore të mbajtur këtë të premte në Zyrih.

Italo-zvicerani arriti të marrë 115 vota në raundit e dytë të votimit, ndërsa sheiku i Bahrejnit Al Khalifa u rendit i dyti me 88 vota, princi i Jordanisë, Al Hussein, 4 vota, ndërsa Jerome Champagne nuk arriti të merrte asnjë votë në këtë raund.

“Nuk kam fjalë të shpreh ndjenjat e mia në këto momente. Të gjithë do të na duartrokasin për atë që ne do të bëjmë”, tha Infantino pas zgjedhjes së tij në krye të FIFA-s.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button