‘Megjashi’ 150 milionë vajza dhe 73 milionë djem në botë janë dhunuar seksualisht

  

Ambasada e parë e fëmijëve në botë Megjashi bashkë me 240 organizata civile nga 88 vende në botë e shënon 19 nëntorin si Ditë botërore për parandalimin e dhunës ndaj fëmijëve që nga viti 2001.

‘Megjashi’ alarmon përkeqësimin e gjendjes me dhunën mbi fëmijët.

Kur bëhet fjalë për këtë lloj të dhunës për seriozitetin e këtij problemi të madh flasin edhe të dhënat statistikore: rreth 150 milionë vajza dhe 73 milionë djem në mbarë botën janë dhunuar ose janë keqtrajtuar seksualisht çdo vit nga ana e ndonjë të afërmi ose prindi/tutori.

Sipas “Megjashit”, në Republikën e Maqedonisë numri i rasteve të pedofilisë dhe incestit është rritur, por shumë prej viktimave nuk i paraqesin pasi që autorët zakonisht janë të afërm të tyre apo miq.

Në vendin tonë sipas të dhënave të cilat i kemi nga SOS telefoni për fëmijë dhe të rinj 0800 12222 çdo vit si formë më e zakonshme paraqitet pikërisht dhuna në familje. Vitin e kaluar, sipas të dhënave nga SOS telefoni për fëmijë dhe të rinj nga 587 fëmijë viktima potencial, 106 fëmijë kanë qenë viktima të dhunës në familje.

Sipas njohurive të “Megjashit” mbi 2.000 fëmijë në Republikën e Maqedonisë çdo ditë ditën e kalojnë në rrugë në kushte substandarde, duke jetuar nën qiell të hapur pa përkujdesen e prindërve. Zakonisht këta fëmijë janë viktima të formave më të rënda të keqpërdorimit të punës së fëmijëve./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button