Kuçi: Asnjë gjykatë e botës s’e rrëzon Thaçin President

I ftuar sonte në Zonën e Debatit është Ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi.

Me Kuçin është duke u diskutuar në lidhje me krizën politike tash e disa muaj si dhe për seancën e jashtëzakonshme të ditës së nesërme ku pritet të zgjedhet Presidenti i Kosovës.

Ai ka thënë se në rast se Hashim Thaçi zgjedhet si i pari i vendit, procedura mund të shkojë në Gjykatën Kushtetuese, por sipas tij ata do të jenë të kujdesshëm në argumentet e tyre.

“Hashim Thaçi mund të sfidohet në Gjykatën Kushtetuese, ai do të sfidohet gjatë 5 vjetëve të tija të ardhshme, mirëpo ne do të jemi të kujdesshëm e nuk do të lejojmë që asnjë gjykatë e botës ta rrëzojë Thaçin President”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button