Lufta në Siri po godet Ballkanin

Myftiu i Bashkësisë Islame në Serbi, Muamer Zukorliq, në pjesën e tretë dhe fundit të intervistës për “Epokën e re”, ka thënë se lufta në Siri është duke e goditur Ballkanin – Kosovën, Sanxhakun, Bosnjën, Maqedoninë dhe Shqipërinë pasi, sipas tij, shumë vullnetarë po i bashkëngjiten kësaj lufte.

Ai ka thënë se të jesh vullnetar në ndonjë luftë është diçka moralisht e madhe. Myftiu Zukorliq ka thënë se lufta në Siri është një kryengritje kundër një tiranie, e cila ka eskaluar deri në atë masë saqë republikat janë bërë monarki. 

“Kemi vetëm tre raste në botë: Koreja e Veriut, Siria dhe Bajrakli xhamia në Beograd, ku trashëgimia është bërë nga babai te djali, ndërsa nuk është monarki. Pra, kemi të bëjmë me një keqpërdorim që e simbolizon tiraninë dhe krejt këtë çka them, e them ashtu si e kuptoj. Mua më vjen keq kur djemtë tanë vdesin atje larg, edhe pse i admiroj për atë forcë morale që e kanë në zemrat e tyre”, ka thënë Zukorliq.

Lajme të ngjashme

Back to top button