Anketë: Pendarovski ose Naumovski për president të ardhshëm?

Sipas një ankete të Lidhjes Social Demokrate të Maqedonisë kandidatë të mundshëm për president të shtetit në zgjedhjet e ardhshme presidenciale kanë treguar se profesori Strevo Pendarovski dhe ish njeriu i parë i gjykatës Kushtetuese, Branko Naumovski janë emrat e mundshëm të listës partiake. 

Qytetarët kanë qenë të anketuar me anë të telefonit dhe iu janë ofruar dhjetë emra nga LSDM-ja të cilët do të mund të gjendeshin në listën partiake për kandidat për shef të shtetit. 

Përkundër këtyre emrave, është e mundur që në konventën e LSDM-së për kandidat presidencial të paraqiten edhe emra të tjerë, siç është për shembull kryetari aktual i Komunës Qendër, Andrej Zhernovski ose nënkryetarja e LSDM-së, Radmilla Sheqerinska.

Lajme të ngjashme

Back to top button