Mogherini, takim të Komitetit të Jashtëm për krizën e refugjatëve

Komiteti i Jashtëm i Parlamentit Europian, së bashku me deputetët e vendeve anëtare që merren me sigurinë, diskutuan me Përfaqësuesen e Lartë të BE-së, Federica Mogherini, mbi krizën e refugjatëve, transmeton Top Channel.

Mogherini: Ne si europianë, e perceptojmë një vend si tranzit, apo origjinë, por vet ata e perceptojnë vendin edhe si destinacion, çfarë është e vërtetë. Prandaj është kyçe gjetja e mënyrave, përmes mbështetjes financiare, për programe që përkrahin riintegrimin, apo mundësitë ekonomike, veçanërisht për të rinjtë në këto vende, për të menaxhuar fenomenin.

Mogherini këmbënguli për qëndrimin e unifikuar të BE-së, mbi zhvillimet që hasen aktualisht te fqinjët jugorë e lindorë të BE-së. Jashtë temës, ajo u pyet për vlerën e Britanisë së Madhe, veçanërisht nëse del nga unioni.

Mogherini: Politika e Jashtme dhe e Sigurisë së BE-së do të ishte ndryshe pa Britaninë. Për mua është vitale, ajo çfarë jep Britania e Madhe në këtë aspekt.

Eurodeputetët dhe deputetët e vendeve anëtare biseduan më pas edhe me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, për mbrojtjen kolektive dhe ndërthurjen e misioneve të aleancës për të kontribuar ndaj krizës së refugjatëve, si në rastin e ndërhyrjes së fundmi në detin Egje.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button