Sony nuk ka në plan të lansojë modelin Xperia Z6

Sony ka paralajmëruar se nuk do të lansojë një model Xperia Z6, të paktën në një periudhë të afërt.

Gjiganti teknologjik ka paralajmëruar se seria Xperia Z nuk do të jetë më linja kryesore në sektorin e telefonisë mobile, transmeton Koha.net

“Nuk mund të komentoj për të ardhmen, por nuk do të sjellim një Z6”, ka thënë shefi i marketingut të Sony Mobile, Juan Makino, për “uSwitch” në “Mobile World Congress”.

Kompania ka lëshuar një njoftim zyrtar duke ritheksuar se Xperia Z6 nuk është duke u punuar.

“Edhe pse nuk mund të konfirmojmë kurrë për mundësitë e linjës sonë kryesore, por mund të themi se nuk kemi plan të lansojmë Xperia Z6 në këtë kohë. Siç kemi njoftuar, po hyjmë në një kapitull të ri të Xperias duke lansuar serinë e re X në ‘MWC’”, ka thënë kompania.

Sony në këtë panair lansoi Xperia X dhe Xperia XA.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button