Ademi: Në asnjë mënyrë nuk do të ketë devijim të lumit Radikë

Projekti “Fusha e Lukovës” ishte çështja e takimit të sotëm mes kryetarit të komunës së Dibrës Ruzhdi Lata, Ministrit për ambient jetësor, Abdylaqim Ademi, Ministri i   ekonomisë, Valon Saraçini , zëvendës drejtori i Ndërmarrjes për prodhimin e rrymës elektrike, Fatmir Limani dhe deputetja  e zonës, Julieta Marku.

Kryetari Ruzhdi Lata gjatë takimit me ministrat  e Qeverisë tha se ministrat na kuptuan për hallet që kemi në Dibër ndaj dhe biseduam  për problemin e projektit  “Fusha e Lukovës”,  devijimi i lumit Radikë.  Nga ky projekt, prezantuam qëndrimin e të gjithë dibranëve dhe pushtetit vendor që ky projekt është i papranueshëm, por këtë problem mund ta zgjidhim vetëm me ndihmën e tyre, theksoi Lata.

Ndërkaq Ministri për ambient jetësor, Abdylaqim Ademi potencoi se, “pas  dorëzimit të peticionit nga ana e disa shoqatave qytetare në Qeveri dhe në Parlament, erdhëm që të dëgjojmë zërin e dibranëve për projektin Fusha e Lukovës, por edhe për t’i informuar në mënyrë burimore çka do të thotë ky projekt dhe cilat janë gjasat e këtij projekti”.
“ Në bazë të  konventave ndërkombëtare ,në bazë të direktivave të BE dhe ligjit të ujërave devijimi i rrjedhave të lumenjve është i ndaluar dhe devijimi eventual shkakton efekte negative ne florë, faunë, ekosistem,  biodiversitet dhe në aspektin socio- ekonomik. Ne para dibranëve dëshirojmë të themi  që në asnjë  mënyrë nuk do të ketë devijim të lumit Radikë. Do të jemi në kontakt me pushtetin vendor, por do të kemi kontakte edhe me shtetet fqinje si Shqipëri, Kosovë dhe Greqi,, tha Ademi.

Ndërkaq Ministri për ekonomi, Valon Saraçini, potencoi se ardhja e tyre në Dibër është shkas që tu tregojë dibranëve që janë në anën e tyre, që mos ketë spekulime, dhe t’ju bëjmë me dije që ata do të jenë të  fundit të cilët do t’i thonë po apo jo këtij projekti . 
“Derisa dibranët janë kundër këtij projekti edhe ne jemi kundër , derisa nuk realizohen punët konkrete duke mos marrë parasysh përfitimet ekonomike ky projekt nuk bëhet dhe nuk do të realizohet  pa u themeluar një grup punues  duke i kyçur të gjitha institucionet relevante, por edhe shtetin shqiptar dhe Kosovën. Pa u shqyrtuar konventa ndërkombëtare,  ,marrëveshjet e nënshkruara mes shteteve , atëherë do të kemi vendimin final. Ne jemi me dibranët , ky projekt do të realizohet kur dibranët do të japin dritë jeshile , nëse dibranët janë kundër , ky projekt nuk realizohet”, përfundoi Saraçini.

Fatmir Limani , zëvendës drejtori për energji elektrike tha : “Kam ardhur gjoja në thojza për të realizuar projektin por është normale që ka protestues , ne bartim përgjegjësi të ndryshme dhe e kemi të kjarët këtë problem ekologjik. Ne nuk mund të jemi kundër Zotit sepse ai rrjedhat e lumenjve I ka përcaktuar në drejtime, jam për projekte në favor të popullit tonë por duke mos dëmtuar në asnjë moment popullin  në përgjithësi.

Ndërkaq Dritan Lleshi, njëri nga përfaqësuesit e OJQ-ve tha  se qëllimi i tyre ne pankarta ishte që tu jepej përkrahje ministrave që janë kundër projektit, gjithashtu përkrahin kryetarin e komunës , këshillin komunal dhe mbarë qytetarët që janë kundër projektit ,, Fusha e LLukovës,,.

Lajme të ngjashme

Back to top button