Ibrahimoviç në Real Madrid

Zlatan Ibrahimovic në fund të zezonit pritet t’i thotë lamtumirë Paris Saint-Germain. Ai ka kontratë deri në fund të sezonit dhe nuk do ta vazhdoj bashkëpunimin me kampionin e Francës.

Ylli suedez karrierën mund ta vazhdoj te Real Madridi. Këtë e ka zbuluar drejtor i OK Journal, Eduardo Inda.

“Ibrahimovic i është ofruar Zidanes, jo për Real Madrid, por Zidanes. Kjo do të ishte ëndrra e Real Madridit dhe ëndrra e vetë lojtarit. Këtë sezon ai ka shënuar 30 gola, ai është një gjeni absolut, një nga më të më të mirët që ka futbolli”, ka deklaruar Inda.

“Ai i është ofruar nëpërmjet një miku të Zidanit, dhe ka thënë se ai dëshiron që ta realizoj ëndrrën duke luajtur për Real Madridin”, tha gazetari.

Kurse, edhe vetë Ibra ditë më parë ka deklaruar se gjatë verës do të ndodh diçka e madhe. Nëse Ibra transferohet te Reali, kjo do të ishte katastrofë për Barcelonën. /Express/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button