Opozita ndryshon kursin

Pas braktisjes së mandatit të deputetit javën e kaluar, kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, për pak kohë ka lënë anash edhe kërkesat e opozitës të cilat janë bërë shkaktare që vendi të futet në krizën më të thellë që prej Shpalljes së Pavarësisë, shkruan sot Koha Ditore.

Përmes “Facebookut”, ai ka dhënë propozime se si duhet kompletuar përbërja e sigurisë.

Është një nga rastet e rralla që Haradinaj jep propozime të tilla, prej kur AAK-jaa është përfshirë në veprime të përbashkëta me “Vetëvendosjen” dhe Nismën.

Opozita deri më tani ka refuzuar të flasë për tema jashtë Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe dhe demarkacionit me Malin e Zi.

Kërkesë e vetme ka qenë anulimi i tyre dhe zgjedhjet e jashtëzakonshme, si parakushte për rikthimin e normalitetit në vend.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button