Vajgëll, Kukan dhe Houit në takime me përfaqësuesit e partive politike

­Eurodeputetët Ivo Vajgëll, Eduard Kukan dhe RIçard Houit sot në Shkup pritet të takohen me liderët partiak për të ndihmuar në gjetjen e zgjidhjeve për dalje nga situata, pasi që SHBA dhe BE e prezantuan vlerësimin e tyre rreth kushteve për mbajtjen e zgjedhjeve më 24 prill, ndërkaq para shpërndarjes së sotme të Kuvendit.

Vizitën e tre deputetëve në Shkup, në profilin e vet në Tuiter mbrëmë e paralajmëroi euroambasadori Aivo Orav nga Brukseli, duke cekur se sot është mundësia e fundit që liderët partiakë të gjejnë zgjidhje dhe se për këtë duhet të ndihmojnë eurodeputetët.

Sipas Oravit, ambasadorët e vendeve-­anëtare të BE­-së biseduan për gjendjen në Maqedoni. Vajgëll, Kukan dhe Houit morën pjesë në bisedimet për Marrëveshjen e Përzhinos të qershor/korrikut të vitit të kaluar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button