Hovit, Vajgëll dhe Kukan sonte në Shkup për ta bindur Gruevskin

Eurodeputetët Richard Hovit, Ivo Vajgëll dhe Eduard Kukan sonte do të arrijnë në Shkup, ku bashkë me euro-komisarin Johannes Han gjatë ditës së nesërme do të bëjnë përpjekje për t’i afruar qëndrimet mes partisë në pushtet, VMRO-DPMNE të Nikolla Gruevskit, dhe opozitës rreth datës së zgjedhjeve të ardhshme.

Lajmin e bëri të ditur agjencia Meta, duke iu referuar burimeve në Bruksel, duke cekur se nuk dihet nëse euro-deputetët do të kenë edhe takim të përbashkët me liderët e katër partive më të mëdha politike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button