Rreziku që vjen nga BESA

Qarkullonte diku nëpër internet një meme shumë interesante, që e zbulova para do ditësh, e cila sëbashku me situatën dhe ngjarjet e kohëve të fundit, mendoj që është shumë mirë të aktualizohet nëpërmjet një shkrimi, sepse fundja më shërbeu si inspirim. Është fotoskec i një pacienti që ka shkuar në vizitë tek psihiatri, diagnoza e të cilit është kjo:

“Ju vuani nga depresioni ngaqë as nuk pini, as nuk drogoheni dhe nga kjo arsye ju keni perspektivë shumë të qartë të botës.“

Fatkeqësisht shumica e intelektualëve që bëjnë amin secilën fjalë të liderëve banalë dhe të dobët që i kemi, janë në një stad tjetër klinik psihiatrik, atë të shizofrenisë. Si të tillë, nuk janë në gjendje të shohin realitetin sado që t’i hapin sytë. Shumë shpesh e kam kritikuar BDI-në dhe politikat e tyre me në krye Ali Ahmetin, pasivitetin e opinionit publik dhe klasës intelektuale kundrejt atyre politikave dhe vendimeve të gabuara, dhe besoj që kam patur të drejtë. Me të vërtetë nuk jam nën depresion, si ai miku më lartë, por ka shumë sende të cilat i kam parë në formë shumë lucide dhe kam shkruar për to këto vitet e fundit. Të tillë moment kisha edhe kur pashë atë fotoskec. Luciditeti im qëndronte në rrezikun eminent që na kanoset të gjithë shqiptarëve, që nuk jemi akoma në gjendje ta perceptojmë në mënyrë të drejtë megjithëse tek një pjesë e jona ekziston dyshimi. Dhe ky rrezik nuk vjen as nga politikat e gabuara të BDI-së as nga bëmat e PDSH-së.

Ajo që po na kanoset sot të nderuar, është një lëvizje kuazi patriotike që mban një emër që është simboli historik i shqiptarëve, e cila nuk ka një program të qartë ose të paktën akoma nuk kanë gjetur portparollin e duhur për ta shpalosur atë në publik dhe që në vete të përmbajë të paktën pak nga fryma që jehon emri i saj. Një grupacion që po flerton me të gjithë, në ndërkohë duke konspiruar kundër të gjithëve. Një grupacion që mund të na krijojë nostalgji për Aliun dhe Menduin. Sado e pamendueshme dhe e pakapshme të na duket kjo. Një kuazi parti që mesa shihet nga sondazhet do të jetë fuqia politike që do të përzihet mes BDI-së dhe PDSH-së. E kam fjalën për Besën.

Horizonti politik shqiptar për momentin mund të paraqitet në këtë formë: BDI-ja megjithëse shumë e fuqishme si në vota ashtu edhe në financa, nuk ka arritur të krijojë gjeneratën e re të politikanëve dhe ashtu si e kam shprehur edhe më përpara po mplaket si në kuadro ashtu edhe në politikat dhe idetë të cilat i mbështet dhe i propagon. Po e humb energjinë me të cilën në kohë të kaluara dominonte skenën poltike në vend dhe shihëj si një faktor i stilit king=maker dhe që shërbente si urë politike në normalizimin e marrëdhënieve ndëretnike në vend. PDSH-ja nga ana tjetër ka humbur gjithashtu shumë në kuadro por edhe në ide, sepse me retorikën e saj gjoja ultra nuk është aspak interesante për atë pjesë të elektoratit që kërkon dicka të re, dicka ndryshe nga ajo që i ofrohet sot. Ajo ka humbur elegancën e saj politike, dhe me këtë edhe sharmin. Ka mbetur të mbahet vetëm në bazën e saj të idhtarëve.

Në një situatë të këtillë është e domosdoshme hyrja e një force të re, një force të tretë që të lëkundë bazat e politikës aktuale dhe që të inkuadrojë në procesin elektoral  edhe atë pjesë të popullsisë që kërkon kycje por nuk e gjen dot në dy partitë më të mëdha shkaku i rigjiditetit të tyre. Këtu qëndron hapësira ku lëvizja BESA po mundohet të depërtojë, në atë hapësirën mes dy sferave, në ekuatorin e politikës shqiptare. Normalisht kjo gjë do të më gëzonte, por nuk besoj fare në atë që kjo lëvizje paraqet, nuk më bindin fjalët e portparollëve të tyre dhe nuk e shoh askund as edhe platformën e tyre politike. Askund nuk i shoh idetë e reja që duhet të vijnë nga një lëvizje e re partiake. I shoh shumë të zbehtë dhe të lëkundshëm në atë mbi të cilën ata qëndrojnë. E shoh si të rrezikshme për aspiratat real politike të shqiptarëve të Maqedonisë, që të ardhmën e tyre e gjejnë në botën perëndimore. Bazamenti i saj i dyshimtë proturk dhe erdoganist është një kancer që mund të rënojë të ardhmen e gjeneratave të reja shqiptare nëse asaj i lejohet ta bëjë këtë.

Shkrimi është shkruar enkas për Portalb.mk. Të drejtat e publikimit i kanë vetëm ©Portalb.mk dhe autori, sipas marrëveshjes mes tyre.

 

Lajme të ngjashme

Komentet

  1. Jo qe po mbaj anen e levizjes besa por ky njeri shum paska zbulu,me sa duket se ky njeri nuk eshte as me pak e as me shum por vetem se nje islamofob qe sheh endra te trishtueshme dhe rezik nga erdogani

  2. Besa nuk ka lidhje as me erdoganin as me lindjen. Ajo është parti e re e cila sapo ka filluar të dëshmohet. Ndërsa dy partitë BDI dhe PDSH janë amortizuar dhe jo vetëm kaq. Ato kanë punë t’i dëshmojnë gjlrat për të cilat folën “bombat”. Bjerëzit e Besës e kanë një dobësi: nuk gënjejnë dhe nuk vjedhin

  3. Duke menduar se kushedin cfar ka zbuluar ky “Zotriu” ne fjale qe e paska shkruar kete shkrim nisa ta lexoj me shum vemendje tekstin duke pare mos vall ky ka zbuluar dicka qe neve nuk e dime. Dhe ceshte me keq si asnjeher nuk me ka ndodhur qe te humb kohe ne leximin e nje teksti qe ska as argumente e nese nisemi nga ajo me e thjeshta ska as logjike kjo qe ka shkruar,( kjo vetem mundet te thuhet qe eshte vazhdim i akuzave te nje partie qe ne publik thote jam gati te bashkepunoj me Besen ndersa shum kohe para kesaj eshte mare me nxirjen e imazhit te beses si Erdoganista, isisa, islamista etj).. Nisa te dyshoj ne perzgjedhjen time edhe se nuk ma mori mendja qe nuk i dekodoj dot qendrimet e njerzve e sidomos te politikave qe sot po paraqiten nga partite te reja. Dhe kur mbarova kete shkrim nisa te qesh me vetjen dhe nisa te mendoj per se e kane lene kete shkrim ne kete portabel. Keto jane azgje pervec se shpifje qe nuk kane baze. Nuk ka njeri qe do kishte formuar parti politike e cila do kishte renje dhe qendrime Turke si dhe mbi gjitha keto ne fund te vendoje Emertimin e partise BESA. Kete gabim sdo ta kishte bere askush e sidomos kete nuk do ta bejne ideatoret e kesaj partie qe jane njerez mjaft intelegjent te ngritur moralisht me edukate te shquar dhe kete e ben vetem per ti dale krah popullit te vet. Sja vlejti qe e lexova. Sja vlejti koha qe e humba kot.

  4. Po çfarë mirësie paska BDI-ja? A nuk e përqafojnë ata Erdoganin? A nuk mbahen ata fort me VMRONË proserbe? Anuk përqafohen me ministrat grekë? Pse vallë gjithë ai vrer ndaj Besës, pa i njohur ata. T’i provojmë njëherë në politikën e tyre pas zgjedhjeve e pastaj të flasim. Po të flasim me argumente. Unë nuk pash asnjë argument në këtë shkrim, përveç supozimeve që mbështeten në thashethemet që e kanë burimin te partitë në pushtet.

  5. I nderuar Parim!
    Më vjen mirë kur shoh se Dibra ka gjithandej njerez intelektuale,qe flasin e shkruajne rrjedhshem e pa gabime,por sa per temen me keqardhje Ju kundervihem se jeni krejtesisht të pa bazë kur thoni se BESA eshte format turkoman ose Erdoganist.Kësi lloj deklaratash janë fyerje dhe provokime në baze morale edhe fetare per pjesen me te madhe te popullit shqiptar në Maqedoni.
    Sikur Une të kisha qenë në vendin Tuaj do kisha kerkuar falje publike.

  6. Po mire kur levizja BEsa nuk qenka per shqiptaret me trego i nderuar z.Marku cili eshte opcioni qe duet ta zgjedhim ne shqiptaret?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button