Vdes i mbijetuari i fundit i kampit nazist të Treblinkës

Samuel Willenberg, i mbijetuari i fundit i kampit nazist të vdekjes Treblinka, në Poloninë juglindore, është ndarë nga jeta në shtëpinë e tij në Tel Aviv, transmeton Top Channel.

Treblinka ishte një prej kampeve naziste të vdekjes më famëkeqe ku më shumë se 800 mijë hebrenj janë vrarë.

Më 2 gusht 1943, një grup të burgosurish hebrenj, vendosën të përballeshin me nazistët dhe të arratiseshin, mes tyre edhe Willenberg.

Shumë nga rreth 200 të arratisurit u qëlluan gjatë përpjekjes, por ai ia doli të largohej pavarësisht një plage të marrë në këmbë.

Ai ka rrëfyer se rebelimi i tyre njohu botën me ekzistencën e kampit dhe me atë që ndodhte atje.

Kampi i Treblinkës tani është shpallur memorial kujtese.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button