RDK: SHBA dhe BE konfirmuan se pa zgjidhje nuk ka zgjedhje

Shtyrja e zgjedhjeve nga ana e faktorit ndërkombëtar dhe dështimi i bisedimeve për ndryshimet në media, konfirmojnë se zgjidhja e problemeve në vend janë më të rëndësishme se mbajtja e zgjedhjeve”, shkruan në kumtesën e Rilindjes Demokratike Kombëtare.

“Rilindja Demokratike Kombëtare përshëndet deklaratën e dy ambasadorëve për shtyrje të zgjedhjeve dhe vulos vendosmërinë për fuqizimin e institucioneve dhe sundimin e ligjit në vend sepse këto janë mungesa evidente për mbajtje të zgjedhjeve fer të lira dhe demokratike. Zgjidhja e problemeve para zgjedhjeve është hapi më i sigurt për funksionimin e shtetit duke i dhënë fund manipulimeve dhe keqpërdorimeve nga ana e pushtetit aktual. RDK rithekson qëndrimin e saj se pa zgjidhje nuk ka zgjedhje dhe kjo u pa dhe nga dështimi i bisedimeve për ndryshimin e ligjit për media pasi që palët që janë në negociata nuk arrijnë të gjejnë gjuhë të përbashkët për media të lira dhe të pavarura”, shtojnë nga RDK. /Portalb

LEXO: SHBA dhe BE: Nuk ka kushte për zgjedhje më 24 prill (VIDEO)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button