Ramadani dhe Flamurtari marrin edhe një fitore

Trajneri shkupjan i Flamurtarit, Zekirja Ramadani ka vazhduar me fitore në kampionatin shqiptar, duke e larguar skuadrën vlonjate ngadal prej zonës së rrezikut. Ramadani është shprehur mjaft i lumtur pas fitores ndaj Vllazninë 2:0. Në deklaratën e tij për ‘Supersport” ai theksoi se skuadra po ecën mirë dhe se janë në rrugën e duhur.

“Humbja me Laçin na dha një mësim të mirë. E kemi marrë veten gradualisht dhe dy fitoret e fundit na japin besim për të përmirësuar akoma më shumë lojën tonë në vazhdim. Diferenca në ekipet e fundit është shumë e vogel dhe duhet të jemi të kujdesshëm. Tani lufta për mbijetesë bëhet më e vështirë dhe duhet të tregojme kujdes. Rëndësi ka të mos i humbasim ndeshjet, pasi nuk mund te pretendojmë t’i fitojmë të gjitha. Loja jon po vjen gjithmonë në rritje, por momentalisht ato që na interesojnë më shumë janë pikët. Jemi në rrugën e duhur dhe duhet të mos pësojmë lëkundje”, është shprehur pas ndeshjes trajneri i Flamurtarit Zekirja Ramadani. /Portalb /

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button