Kaos në Shkup, policia ndjek huliganët që demolojnë Shkupin (Foto)

Thyerje xhamash, demolim lokalesh e dyqanesh në Qendër të Shkupit. Forca të mëdha policore, të përqendruar në shesh, me qëllim të parandalimit të grupit të huliganëve, i cili ka demoluar lokale afër Qendrës Tregtare të Qytetit, duke thyer xhamat.

Bëhet e ditur se huliganët kanë gjuajtur madje edhe policinë me gjëra të ndryshme, njofton Nova, transmeton Almakos.

Organet policore nuk konfirmojnë se për çfarë bëhet fjalë, por mësohet se janë tifozë që kanë ardhur në Shkup për ta ndjekur ndeshjen sportive ndërmjet “Buduçnostit” dhe “Vardarit”. Në pjesën qendrore të qytetit vazhdon prania e shtuar policore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button