Nga një ndërmarrje faraonësh, përmendoret u shndërruan në sfingë maqedonase

Ljupço Popovski, kolumnë –“Një car, shumë telashe”, Utrinski Vesnik
Hap pas hapi, projekti “Shkupi 2014” po shndërrohet në një makinë ferri në indin e shtetit. Ajo që duhej të ishte ndërmarrje faraonësh, ka shanse të madhe të behet sfingë e thyer maqedonase rreth  cilës do të mbetet vetëm shkretëtirë, e jo njerëz.

Erol Rizaov, kolumnë –“Përmendoret, rërë e gjallë”, Utrinski Vesnik
Ardhmëria e Maqedonisë po fundoset në nekropolin e përmendoreve sikur në rërë të gjallë. Personalitetet historike po i shndërrojnë në lugatë  shërues të pashkolluar dhe primitivë nacionalistë të cilët futen në kokat e bronzës të carëve, mbretërve, imperatorëve, revolucionarëve…

Xhorxh Soros, kolumnë – “ Romët evropianë”, Utrinski Vesnik
Në Evropë ekziston problemi me Romët dhe situata po përkeqësohet për shkak të urrejtjes thellë të  rrënjosur. Që ti thyejmë stereotipet negative, fëmijët Romë duhet të edukohen që ta theksojnë dhe të krenohen me prejardhjen e tyre Rome.

Aleksandra M. Mitevska, editorial – “ Kush do të luajë në dramën presidenciale”, Utrinski Vesnik
Komploti veç më është i krijuar, pasi që disa faktorë politik i thanë qartë ambiciet e tyre, kështu që rezultati tani kryesisht varet nga ajo se si do ta luajnë faktorët shqiptarë politik, strategjia e të cilëve është ngushtë e lidhur me atë të dy partive më të mëdha maqedonase, DPMNE dhe LSDM.

Katerina Neshkova, koment – “ Vonon LSDM, jo lustrimi”, Dnevnik
Me siguri LSDM nuk janë indiferent ndaj faktit që kur njerëzit që i quanin për matricë ideologjike të partisë, si Vladimir Milçin dhe Ljubomir Frçkoski, do të bijën në provimin se a kanë luajtur me fatet e njerëzve, duke i përdorë mjetet e informatorëve.

Xhejson Miko, kolumnë – “ Greqia po sillet si fëmijë”, Dnevnik
Asnjë lobim në Amerikë ose Evropë nuk do ta ndryshon faktin se Greqia do të vazhdojë sjelljen e saj prej fëmije. Amerikanët dhe evropianët nuk do të bëjnë asgjë tjetër përveç se të ofrojnë deklarata të papërcaktuara, por do të vazhdojnë me shtypjen mbi Maqedoninë.

Pande Kolemishevski,  kolumnë –“Peshku para kryqit”, Dnevnik
Më së shumti gënjehet në kohë të luftës, gjatë peshkimit dhe pas peshkimit. Për të parën nuk e di, nuk kam pa, për të dyta me garancë se është ashtu.

Petar Atanasov, kolumnë –“Uaaa studentë, uaaa profesorë”, Sloboden Peçat
Ku e keni ore rininë! Ku  i keni idealet! A keni ju ndonjë ide ose dëshira, ose të gjithë ëndërroni si ta braktisni këtë copë toke në të cilën qysh prej kohe ua rrënuan shpresën për një jetë më të mirë.

Lajme të ngjashme

Back to top button