Elementi ushqimor që rrit pjellorinë

Konsumimi i produkteve me në bazë sojën, ndihmon në pjellori. Ushqimet që kanë në përmbajtje sojën, mbrojnë nga efektet negative të bisfenolit, një element kimik që ndikon negativisht tek hormonet e femrës.

Ky fakt është zbuluar nga një studim amerikan i drejtuar nga Jorge Chavarro, i Harvard University dhe Brigham and Women’s Hospital, i publikuar në revistën shkencore “Journal of Clinical Endocrinology & Metabolism”. Studiuesit ekzaminuan 239 femra mes moshës 18 dhe 45- vjeçare, të cilat ju nënshtruan së paku një cikli fekondimi in vitro në Massachusetts General Hospital Fertility Center mes viteve 2007 dhe 2012.

Niveli i bisfenolit, u mat përmes kampioneve të urinës dhe u konstatua se ato femra që kishin konsumuar ushqime me përmbajtje sojën, kishin ngelur më lehtësisht shtatzënë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button