27 vjet nga greva e minatorëve të Trepçës
Ndërmarrja Trepça me rastin e 27 vjetorit të Grevës së Minatorëve të Trepçës, do të organizojë manifestimin qendror “Java e Minatorëve”.
Në vitin 1989 minatorët e Trepçës kishin filluar grevën e tyre për të mbrojtur Kosovën prej regjimit të Sllobodan Milloshoviqit, njofton Klan Kosova.
Në grevë atë kohë ishin 1, 300 minatorë të cilët për qëllim kishin mbrojtjen e automonisë së Kosovës.