Omer Bunjaku dhe shokët “Accept Kosova in UEFA”

Ndeshja Galatasaray – Juventus për shumë tifozë ishte me shumë emocione, sidomos ata që përkrahnin këta dy ekipe, e ku pa dyshim se janë përfshirë edhe tifozët shqiptarë, e prej të cilëve ka pas në të dy palët.

Por kësaj radhe do të flasim për tifozët e ekipit juventin, e që janë nga Shkupi dhe Prishtina. Të gjithë e kemi dëgjuar namin e tifo grupi “Shvercerat Shkup” dhe udhëheqësit të tyre Omer Bunjaku, e i cili njihet edhe si tifoz i skuadrës së Juventusit. Omer Bunjaku me disa miq të tij nga Shkupi dhe një italian, Francesco Glendi kanë hapur parullën, “Accep Kosovo in UEFA” (Pranojeni Kosovën në UEFA)”.

Miqësia e tifozëve shqiptarë me ata italian dhe tifozë të tjerë edhe një herë po tregon se Kosova dhe shqiptarët kanë përkrahje nga shumë tifozë anembanë botës. Të përkujtojmë se ekipi italian e për të cilin kanë bërë tifo Bunjaku dhe shokët, është eliminuar nga garat e Ligës së Kampioneve./ Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button