Fisnik Ismaili: Sot planifikohet që të zgjedhet Thaçi president

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fisnik Ismaili ka komentuar në profilin e tij zyrtar në Facebook, ku ka thënë ta ketë parë se si deputetja Albulena Haxhiu është përplasur për mermeri dhe që nuk iu është lejuar që t’i japin ndihmën e parë.

Më pas Ismaili ka shtuar se në seancën e sotme që pritet të rifillojë në ora 15:00 do të provohet që Thaçi president i vendit.

Ai ka ftuar qytetarët që në këtë kohë të grumbullohen tek kuvendi, në mënyrë që ta shpëtojnë Kosovën.

Ky është postimi i plotë i tij:

“Albulenën e rrëzuen para syve të mi. Ra me kokë në mermer. Me e sulmue një grue është gjëja ma e tmerrshme që dikush mundet me e ba. E çka ka më të tmerrshme kur ajo përfaqëson mija qytetarë? As me e ndihmue nuk na lanë.

Një Kuvend që ka brenda trefish ma shumë policë sesa deputetë, nuk e përfaqëson një popull. Opozita e përjashtueme me dhunë nuk e përfaqëson një popull. Një Kryetar që zgjedhet në këso kushtesh, nuk e përfaqëson një popull.

Në orën 15:00 vazhdon seanca, ku po planifikojnë me e kontrabandue zgjedhjen e Hashim Thaçit Kryetar shteti, mbasi e nxorën me dhunë opozitën. Në orën 15:00 tetanë duhet me dalë para Kuvendit, me e shpëtue Kosovën.

E Albulena ka me na u kthye. Ma e fortë se kurrë”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button