Policia konfirmon për 6 të shoqëruar, prej tyre 3 deputetë

Policia e Kosovës përmes një komunikate ka bërë të ditur shoqërimin e gjashtë personave, prej tyre tre deputetëve për zhvillimin e sotshme në Kuvendin e Kosovës.

“Referuar rrethanave dhe situatës së krijuar sot në ambientet e Kuvendit të Republikës së Kosovës, dhe jashtë tij, Policia e Kosovës gjatë realizimit të detyrave dhe autorizimeve ligjore për garantimin e rendit dhe sigurisë, ka ndërmarrë veprimet e nevojshme ligjore për identifikimin e personave përgjegjës për kryerjen e veprimeve të kundërligjshme dhe në këtë kontekst për intervistim në polici, sipas procedurave ligjore, janë shoqëruar gjashtë (6) persona të dyshuar, tre (3) prej tyre deputet të Kuvendit të RKS-së, të cilët dyshohen për kryerje te veprës penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armeve” (gazit lotsjellës), nga neni 374 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në komunikatën e PK-së.
Sipas tyre të gjitha veprimet policore janë ndërmarrë dhe po ndërmerren në konsultim me prokurorin kompetent.

Sipas burimeve të Koha.net deputetët e arrestuar janë: Donika Kadaj-Bujupi, Pal Lekaj dhe Besa Baftiu.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button