BE-­ja dhe SHBA­-ja do ta publikojnë vlerësimin për zgjedhjet

­BE-ja dhe SHBA-ja sot duhet ta publikojnë vlerësimin e komunitetit ndërkombëtar se nëse janë përmbushur kushtet për mbajtje të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare më 24 prill, në pajtueshmëri me Marrëveshjen e Përzhinos.

Përndryshe, ndërmjetësi belg Piter Vanhojte mbrëmë konfirmoi se partitë nënshkruese të Marrëveshjes së Përzhinos nuk kanë arritur marrëveshje lidhur me rregullimin e mediumeve, gjegjësisht për njërën ndër pikat kryesore të marëveshjes, njofton Portalb.

Euroambasadori Aivo Orav, pardje duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve deklaroi se vlerësimi ende është në përgatitje.

“Nga njëra anë 24 prilli është pjesë e marrëveshjes si ditë për zgjedhje të parakohshme, ndërsa nga ana tjetër ka shumë vonesa në implementimin e marrëveshjes së Përzhinos. Madje kështu të gjitha palët kanë të drejtë”, tha euroambasadori Orav.

Ai përkujtoi se e vlerësojnë situatën në tre sfera për përgatitjen për zgjedhjet edhe atë fillimisht KSHZ­-në dhe Listën Zgjedhore, lidhur me personelin e KSHZ-­së dhe revizionin e Listës Zgjedhore, e dyta media­raportim i balancuar dhe marrëveshja e katër partive për mediat, ndarja midis shtetit dhe partive, si dhe presionet dhe kërcënimet.

Orav nuk konfirmoi se nëse eurokomisari për zgjerim Johanes Han sot do të mbërrijë në Shkup dhe do të mbajë takime me liderët e katër partive politike nënshkruese të marrëveshjes së Përzhinos.

Ambasadorët e Bashkimit Evropian dhe SHBA-­së në Maqedoni, Aivo Orav dhe Xhes Bejli, në fund të janarit në takim me kryeministrin e angazhuar për zbatim të zgjedhjeve Emil Dimitriev ia kanë bërë me dije se jo më vonë se më 20 shkurt, në konsultim me ekspertët ndërkombëtarë dhe lokalë, bashkërisht do të shqyrtojnë se nëse janë përmbushur kushtet për mbajtje të zgjedhjeve kredibile më 24 prill.

Ata madje ua kanë theksuar kriteret që do t’i përdorin në vlerësim. Në kriteret është theksuar se KSHZ-­ja duhet të jetë tërësisht e siguruar me personel dhe financa. Sa i përket Listës Zgjedhore duhet të përfundohen kontrollet fillestare të kryqëzuara të të gjitha të dhënave relevante që të fitohet një imazh për atë se sa voluminoz do të jetë procesi i pastrimit, duke përfshirë edhe kontrollet në terren. Ajo duhet të ketë program të besueshëm dhe kohë të mjaftueshme që të mund t’i hetojë dhe të vendosë për parregullsitë që do të zbulohen gjatë kontrollit të kryqëzuar.

Në dokumentin që u dërgua edhe deri te liderët e VMRO-­DPMNE-­së, LSDM­-së, BDI-­së dhe PDSH-së, thuhet se duhet të ekzistojë kornizë e qartë ligjore për mënjanim në kohë të emrave të cilët nuk përkasin në Listën zgjedhore, si dhe të vendosen mekanizma adekuatë për shënim të emrave të cilët nuk do të mund të mënjanohen, por për të cilët do të nevojitet kontroll plotësues.

Duhet të ekzistojë mekanizëm voluminoz dhe korrekt për shqyrtim të dëshirave që do të dalin nga procesi i pastrimit të Listës zgjedhore, ndërsa OSBE-­ja të ftohet që ta vëzhgojë procedurën. Në kriteret që do të përdoren për vlerësim të zbatimit të obligimeve nga Përzhino, BE-­ja dhe SHBA-ja theksojnë se katër partitë duhet të arrijnë marrëveshjes për reformat mediale dhe se “duhet të ndërmerren masa që do të sigurojnë ndarje të mjaftueshme të shtetit nga aktivitetet e partive politike me ç’rast do të sanksionohen keqpërdorimet”.

LEXO: Dështojnë bisedimet për mediat, partitë nuk arrijnë marrëveshje

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button